Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me problemin e mbeturinave në Prishtinë, duke kritikuar kryetarin e qytetit Përparim Ramën, për të cilin ka thënë se Rama e ka ‘’bo bërllog’’
Hoxha, në reagimin e saj ka thënë edhe se, prej Ramës pritet që të menaxhohet qyteti, të mirëmbahet ai dhe të zhvillohet.
Pos kësaj, deputetja e PDK-së ka vlerësuar se Rama e ka njollosë Prishtinën por edhe respektin për arkitektin,
Postimi:
Përparim Rama një gjë të thjeshtë nuk e ka kuptu në këto vite në qeverisje…
Ai nuk është arkitekti i qytetit.
Ai është kryetari prejt të cilit pritet të menaxhoj qytetin, të mirëmbajë qytetin, të zhvilloj qytetin dhe t’i zgjidhë problemet e qytetit.
Qyteti i Prishtinës nuk mund të trajtohet si fletë e bardhë mbi të cilën Rama vazhdon e vizaton andrra e ambicie personale.
Qyteti i Prishtinës është vendi ku andrra e përpjekje të qytetarëve të Kosovës kanë shënuar historitë e sukseset edhe në kohet më të vështira.
E ai, po i mbytë andrrat e qytetarëve në këtë qytet përditë.
E ke bo bërllog kryetar. BËRLLOG.
Jo veç qytetin e Prishtinës por e ke njollosë edhe respektin për arkitektin.