Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Papa Leon XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj uron që nën udhëheqjen e tij të ndodhë edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë.
“Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leo XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes. Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar kreu i AAK-së.