Paralajmërohen të reshura gjatë kësaj jave: Temperaturat zbresin eventualisht deri në 13°C

17:55 | 05 Maj 2025
paralajmerohen-te-reshura-gjate-kesaj-jave:-temperaturat-zbresin-eventualisht-deri-ne-13°c

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash këtë javë.

Ai tha sot në #Gjesi në T7 se rrebeshe parashihen më së shumti të premten dhe të shtunën.

“Temperaturat zbresin, ndoshta edhe për 5 gradë celsius”, tha ai, duke parashikuar përkeqësim të motit në fundjavë.

Mendim Rugova tha se temperaturat mund të biejnë “deri në 16-17 gradë, eventualisht deri në 13 gradë celsius”.

Komento: