Pas konfirmimit të Robertit me Lauretën, ndezet Nora- kësaj radhe vjen me super stil

14:19 | 10 Korrik 2022

Nora Istrefi tërheq vëmendje me një nga paraqitjet e fundit në kostumin rrjetë ngjyrë rozë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ndonëse po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, ajo është shumë e angazhuar edhe me koncerte.

Artistja së fundmi ka sjell disa fotografi nga paraqitja e fundit nga një koncert në Ferizaj.

Krijuesja e hitit “Anna” është shfaqur e mahnitshme në një kostum rrjetë ngjyrë rozë, teksa ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Dukjen e kishte kompletuar me një palë doreza po ashtu rozë dhe me disa aksesorë në dorë.

Gjithashtu për këtë dalje para publikut zgjodhi në palë çizme të zeza të gjata, gjersa kishte bërë flokët kaçurrela.

Nora këto ditë do të publikojë një këngë të re në bashkëpunim me Bardhin dhe Shkurte Gashin.

Komento: