Pas një lidhje kaq të gjatë që ua përcjellnim të gjithë, çifti shumë i njohur njoftojnë NDARJEN

10:56 | 10 Prill 2025

Këngëtarja e re e grupit Magazin, Lorena Bućan, ka treguar se së fundmi i ka dhënë fund lidhjes së saj shumëvjeçare.

Krahas sukseseve të saj në biznes, Lorena ka folur për herë të parë edhe për statusin e saj të dashurisë në një intervistë për In Magazine.

Këngëtarja ka konfirmuar se lidhja e saj katërvjeçare ka përfunduar dhe se është sërish beqare.

“Nuk e dija që njerëzit do t’i interesonin kështu, por tani që ju pyesni po, jam beqare”, ka pranuar Lorena duke theksuar se ruan një marrëdhënie të mirë me ish-partnerin.

Ndryshe, Lorena Bućan është një këngëtare kroate e lindur në vitin 2002 në Split, Kroaci.

Ajo u bë e njohur në vitin 2018, kur zuri vendin e tretë në edicionin e dytë të emisionit “Zvijezde”.

Pas këtij suksesi, ajo nënshkroi një kontratë me labelin muzikor Tonika Records dhe filloi bashkëpunimin me kompozitorin Tonči Huljić. ​

Komento: