Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar sot formularët e regjistrimit të pasurisë për zyrtarët e shtetit, në mesin e të cilëve është edhe ai ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tek pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka listuar banesën e tij në vlerë rreth 61 mijë euro, banesën e prindërvë në vlerë 44 mijë euro, banesën tjetër të prindërve në vlerë 92 mijë euro, shtëpinë e prindërvë në vlerë 45 mijë euro dhe tri toka në pronësi të prindërve që bashkë kushtojnë mbi 60 mijë euro, një parking 6 mijë euro si dhe një depo në vlerë 500 euro.
Si pasuri të luajtshme ka përmendur veturën e bashkëshortes që e ka blerë vjet në shumë 3 mijë euro.
Tek paratë e gatshme, Konjufca ka deklaruar 7 mijë e 620 euro si kursime nga të ardhurat personle. Konjufca ka deklaruar se ka një kredi që e kishte marrë për blerjen e banesës. Aty figuron se shuma totale e kredisë është 61 mijë e 424 euro, ku vlerë e mbetur janë 31 mijë e 746 euro.