E nga Presidenca kanë thënë se së shpejti do të kontaktohen partitë për një takim gjithëpërfshirës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media.
Këtë e konfirmoi për Blic, Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e partisë.
“Po, marrim pjesë”, tha ajo.
Se në takim do të marrin pjesë, e konfirmuan më herët edhe nga LDK-ja.
Ndërsa nga AAK-ja thanë se do ta shqyrtojnë ftesën pasi ta marrin.