PDK përkujton ma’sakrën në Studime: Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi

15:16 | 02 Maj 2025
pdk-perkujton-ma’sakren-ne-studime:-kosova-nuk-do-te-ndalet-se-kerkuari-drejtesi

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar 116-të civilët që kanë rënë në masakrën e Studimes 26-vjet më parë.

“Sot me dhembje kujtojmë 116 civilë të pafajshëm, burra, gra, djem dhe vajza, të cilët më 2 maj 1999 në Studime të Vushtrrisë, u vranë e u masakruan në mënyrë çnjerëzore nga forcat kriminale serbe. Tash e 26 vjet asnjë nga kriminelët serbë nuk ka dalë para drejtësisë për të dhënë përgjegjësi për këtë krim të kryer”, bëhet e ditur në njoftim.

“Kosova nuk do të reshtë asnjëherë së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet gjenocidale, të kryera ndaj popullit tonë. Lavdi e përjetshme për martirët e Studimes!”, thuhet në komunikatë.

Komento: