Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Faton Peci e quajti mbrëmë qelbësirë Ermal Pandurin.
AGK-ja këtë gjuhë, e ka quajtur të ulët dhe të dëshmshme.
Reagimi:
AGK-ja dënon gjuhën e ministrit në detyrë, Faton Peci ndaj gazetarit, Ermal Panduri
Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Pandurin “qelbësirë”, dhe ka ngritur hamendësime për pozicionin e tij ekonomik. AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e ultë dhe e dëmshme nga një zyrtar i lartë publik.
AGK-ja e fton zotin Peci që të ofrojë në mënyrë transparente përgjigje për raportimet rreth keqpërdorimeve të pretenduara në Ministrinë që ka udhëhequr në 4 vitet e fundit.
AGK-ja e fton Pecin dhe zyrtarët e tjerë të partisë politike, Vetëvendosje që të heqin dorë nga praktika e sulmeve dhe denigrimit të gazetarëve, për shkak të punës dhe raportimit të tyre.