Për formimin e institucioneve asnjë përpjekje me to – Haxhiu thotë se VV është e gatshme t’i pres partitë për të folur për zgjedhje

12:08 | 25 Prill 2025
per-formimin-e-institucioneve-asnje-perpjekje-me-to-–-haxhiu-thote-se-vv-eshte-e-gatshme-t’i-pres-partite-per-te-folur-per-zgjedhje

E propozuara e LVV-së për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të konstituohet, siç po ndodh që gjashtë herë, “atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”.

“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike që të flasim me to për datën e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.

E ky subjekt që po shfaq gatishmëri për t’u takuar për zgjedhje, diçka të tillë nuk demonstroi për një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën, edhe pse Konjufca kërkoi ujdi nga foltorja e Kuvendit.

E pyetur nëse do të tërhiqej nga kandidatura për postin e kryeparlamentares pas dështimit për të katërtën herë sot, ajo tha se “Vetëvendosja e ka qëndrimin e qartë”.

Përfaqësuesit e LVV-së kanë instituar në kandidaturën e Haxhiut, duke thënë se nuk u takon partive të tjera ta përcaktojnë propozimin e LVV-së.

Komento: