Përfundojnë në paraburgim dy vëllezërit e dyshuar për tentim vra*sjen në Ferizaj

16:03 | 02 Maj 2025

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundërBrikend Zogaj dhe Blerand Zogaj, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja në tentativë.

Ata dyshohen për tentim vrasjen e 26 gushtit 2024, në Greme të Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të dyshaurit “fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta futin në automjetin e tyre “Audi”, mirëpo për shkak të rezistencës, këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrin të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë shtënë në drejtim të të dëmtuarit, mirëpo për shkak se i njëjti arrijnë të kapërcej oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit si dhe në këmbën e djathtë.”.

Komento: