Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë

17:34 | 22 Maj 2025
perfundojne-punimet-ne-rrugen-“ali-zeneli”-ne-mitrovice

Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook.

“Rruga “Ali Zeneli”, një tjetër premtim i mbajtur. Me përfundimin e punimeve në këtë rrugë tejet të rëndësishme për qytetin tonë, ku tashmë ka mbetur vetëm edhe ndriçimi e sinjalizimi, Mitrovica është duke u bërë edhe më funksionale dhe më moderne. Ishte rrugë e shumëpritur prej “vitesh dhe tashmë është realitet”.

“I falënderoj të gjithë mitrovicasit për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në hapjen e kësaj arterie të re për Mitrovicën tonë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Komento: