Përleshje fizike mes dy personave dhe një zyrtari policor në Prizren

22:16 | 01 Maj 2025

Një rrahje mes tre persave onka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Sipas informacioneve nga policia, të dyshuarit janë E.B, dhe vëllezërit B.Sh e F.Sh (ky i fundit zyrtar policor).

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

“Me date 01.05.2025 rreth ores 15:00 policia ka marr informatën per nje rast rrahje. Patrolla policore ka dale në vendin e ngjarjes në rrugen “5 Maji” në Prizren , aty ka takuar te dyshuarit e rastit E. B. nga njera ane dhe nga ana tjeter vellezrit  B.Sh.dhe F. Sh ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas nje mosmarrveshje kane sulmuar njeri tjetrin. Lidhur me rastin jane njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosoves të cilet kane ardhur ne stacion dhe e kane trajtuar rastin”, ka thënë Bytyqi.

Komento: