Përpjekja e VV’së për t’i rralluar seancat konstituive, Kusari-Lila ia hedh fajin opozitës

11:55 | 17 Maj 2025
perpjekja-e-vv’se-per-t’i-rralluar-seancat-konstituive,-kusari-lila-ia-hedh-fajin-opozites

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se propozimin për “shmangie të rregullores së Kuvendit” dolën për shkak se opozita “s’po reflekton” për përgjegjësinë e saj.

“Seanca është filluar me një kërkesë për konsultim nga kryesuesi i seancës që në një dakordim të plotë nëse ka në mes të grupeve parlamentare, në një shmangie të rregullores ose procedurës të paraparë me rregullore, të dakordohemi të takohemi më rrallë për arsye se 48 orëshi në vazhdimësi po përsëritet po shihet se nuk e ka atë rezultat përderisa partitë e deritashme të opozitës nuk e kanë asnjë reflektim për përgjegjësinë e tyre për zhbllokimin e punës së Kuvendit”.

Kusari-Lila tha se partitë tjera e akuzuan Vetëvendosjen për shkelje, por tha se përpjekja e Vetëvendosjes për t’i rralluar seancat konstituive ishte propozim që s’kaloi.

“U akuzuam edhe njëherë për shkelje, ishte propozim për dakordim që nuk u mbështet dhe nuk u realizua rrjedhimisht nuk mund të quhet si shkelje, përveçse për të kthyer paksa në një orar tjetër këto takime dhe e dyta që asnjë nga tri partitë që deklarohen se’ kanë qëndrimin e njëjtë për mbarëvajtjen e seancës konstituive”.

Komento: