Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti ka plagosur me armë zjarri motrën e tij.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.
Ferizaj / 10.05.2025 – 09:50. Është arrestuar i identifikuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij f/k. Viktima është dërguar në tretman në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur në aksidentalisht. Në vendqëndrimin e ngjarjeve janë gjetur dhe sekuruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i cili është dërguar në mbajtje./FrontOnline/