Policia e Kosovës ka marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili është zhvilluar në zonën e veriut të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij ushtrimi ishte të demonstrohej ndërveprueshmëria dhe koordinimi i lartë ndërmjet dy institucioneve të sigurisë.
“Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbeten të përkushtuara në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës,” thuhet më tej në komunikatë.
Ky ushtrim konsiderohet si pjesë e vazhdimësisë së përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar kapacitetet e reagimit të shpejtë dhe përballjes me çdo sfidë potenciale në fushën e sigurisë.