Policia jep detaje në raportin 24 orësh për rastin tragjik në rrugën “B”

11:12 | 10 Maj 2025
policia-jep-detaje-ne-raportin-24-oresh-per-rastin-tragjik-ne-rrugen-“b”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërsa policia ka iniciuar rastin si “hetim mbi vdekjen”.

“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. B, Prishtinë 09.05.2025, 15:08. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: