Policia konfirmon shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së

11:08 | 30 Prill 2025


Rreth orës 10:00, është pranuar një informacion në Policinë e Kosovës lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Lajmi është konfirmuar për FrontOnline  nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, aktualisht nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale që ka shkaktuar shpërthimi në veturë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke angazhuar të gjitha njësitë relevante për të trajtuar dhe hetuar rrethanat që karakterizojnë këtë incident.

”Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci për FrontOnline.

Komento: