Policia në Ferizaj kryen kontrolle në disa lokale, gjen armë zjarri dhe fishekë

08:55 | 17 Maj 2025
policia-ne-ferizaj-kryen-kontrolle-ne-disa-lokale,-gjen-arme-zjarri-dhe-fisheke

Të premten, gjatë zbatimit të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Policia kreu kontrolle në disa lokale.

Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Fan Noli” në Ferizaj, është kontrolluar i dyshuari S. S, 42 vjeç, në automjetin e të cilit është gjetur një armë zjarri dhe 10 fishekë. Pistoleta ishte me leje pronësie, por pa leje për mbajtje.

Po ashtu, sipas policisë, te i dyshuari E. J, 36 vjeç janë gjetur një kafkë pistolete, një spirale pistolete dhe 7 fishekë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, ndërsa armët dhe municionet e gjetura janë sekuestruar.

Komento: