Policia nis hetimet për vetaksidentin me fatalitet në Kuzmin të Fushë Kosovës

09:19 | 20 Maj 2025
policia-nis-hetimet-per-vetaksidentin-me-fatalitet-ne-kuzmin-te-fushe-kosoves

Dy persona të gjinisë femërore kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Kuzmin të Fushë Kosovës.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë tashmë policia i ka nisur hetimet.

Kështu ka deklaruar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar se në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ka ndodhur një vetaksident trafiku rrugor, me pasoja fatale. Për pasojë në veturën e vetaksidentuar dy persona, vozitësja dhe pasagjerja kanë humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha ai .

Komento: