Presidenca: Presidentja Osmani e gatshme të takojë liderët politikë për takim gjithëpërfshirës

18:32 | 08 Maj 2025
presidenca:-presidentja-osmani-e-gatshme-te-takoje-lideret-politike-per-takim-gjitheperfshires

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e saj për të pritur liderët e partive politike që nga data 16 maj, nëse ata e shohin të nevojshme një takim të tillë, kështu ka bërë të ditur për “Front Online” këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

Ai deklaroi se deri dje nuk ka pasur ndonjë kërkesë për takim, por tani që disa parti kanë shprehur interesim për një takim të përbashkët, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë me partitë për të koordinuar një kohë të përshtatshme për mbajtjen e takimit gjithëpërfshirës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 maj, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka deklaruar Kupina për “Front Online”.

Komento: