Presidenca publikon fotografi nga takimi i Osmanit me partitë joshumicë: Dëgjoi kënvështrimet e secilit

17:51 | 15 Maj 2025
presidenca-publikon-fotografi-nga-takimi-i-osmanit-me-partite-joshumice:-degjoi-kenveshtrimet-e-secilit

Pas liderëve të subjekteve të mëdha parlamentare, presidentja Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare.”

Në njoftim thuhet se Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e tyre lidhur me rrugën për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit.

“Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani ka dëgjuar këndvështrimet e përfaqësuesve të secilit komunitet lidhur me rrugën përpara për të siguruar funksionimin kushtetues të Kuvendit. Presidentja ritheksoi se mbrojtja e rendit kushtetues dhe funksionimi i  institucioneve janë prioritete kyçe në interes të qytetarëve dhe të stabilitetit të vendit.”

Komento: