Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

19:47 | 23 Maj 2025
pretendimet-per-ngacmime-seksuale-ne-veri,-haxhiu-mbledh-perfaqesuesit-e-policise,-gjykates-dhe-prokurorise

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkë me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave kanë diskutuar për pretendimet për ngacmime seksuale në veri të Kosovës.

Ajo e ka ftuar çdokënd që pretendon se ka përjetuar ngacmime të tilla të raportojnë në institucionet përgjegjëse, duke shtuar se çdo raportim për ngacmim seksual dhe dhunë, pavarësisht etnisë apo vendndodhjes së viktimës do të trajtohet me profesionalizëm.

Haxhiu  tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurtë.

“Jemi të përkushtuar për të krijuar dhe ruajtur një mjedis të sigurt sepse çdo person ka të drejtën të ndihet i mbrojtur dhe i vlerësuar, pa frikën e ngacmimeve apo abuzimeve me natyrë seksuale.
Drejtësia, barazia dhe dinjiteti janë vlera që nuk negociohen. Së bashku, mund të ndërtojmë një shoqëri ku respektohet çdo individ dhe ku ngacmimi seksual nuk ka vend.”, ka thënë Haxhiu.

Komento: