Prezantohet Master Plani për Bjeshkët e Junikut

22:53 | 23 Maj 2025
prezantohet-master-plani-per-bjeshket-e-junikut

Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin e Bjeshkëve të Junikut.

Kryetari Shehu deklaroi se pas këtij plani fshihet vizioni për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, përmes turizmit malor, agroturizmit dhe sporteve në natyrë.

“Plani, i hartuar nga kompania EPODE me mbështetjen e SWISSCONTACT dhe Ambasadës së Zvicrës (PPSE), synon të kthejë Junikun në një destinacion modern dhe tërheqës për investime, duke ruajtur vlerat natyrore dhe kulturore të rajonit”, deklaroi Shehu.

Komento: