Pritet vetëm zyrtarizimi, Alegri pranon ofertën! Do të drejtojë përsëri në Champions ku nuk çoi dot Milanin
Masimiliano Alegri nuk ka humbur kohë dhe pak ditë pas shkarkimit nga drejtimi i Milanit, është gati të ulet në pankinën e një tjetër klubi në Serinë A.
Mediat italiane raportojnë se mbetet vetëm zyrtarizimi i prishjes së kontratës me Milanin në mënyrë shkresore dhe pastaj po nëpërmjet komunikatave të bëhet zyrtarizmi i tij si trajneri i ri i Napolit.
Alegri, i cili edhe vitin e kaluar ishte në kontakte me De Laurentis, ka rënë dakord me ofertën që i ka bërë ai, pasi presidenti i Napolit pas Kontes kërkonte një tjetër trajner me emër.
Alegri do të firmosë një kontratë deri në verën e vitit 2028, me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon e kështu do të kthehet të drejtojë në Ligën e Kampioneve, ku nuk arriti të kualifikonte Milanin.
