Prokuroria nis hetime për vdekjen e disenjatorit Festim Isufi

14:02 | 12 Maj 2025
prokuroria-nis-hetime-per-vdekjen-e-disenjatorit-festim-isufi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se tashmë ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e disenjatoritt Festim Isufi, i cili u gjet i vdekur pak ditë më parë në banesen e tij.

Në një përgjigjje për Indeksonlinen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se  prokurori kompetent ka hapur tashmë rastin “Hetim mbi vdekjen”.

“Iu njoftojmë se prokurori kompetent ka hapur rastin “Hetim mbi vdekjen” dhe është duke e proceduar çështjen në fjalë“, thuhet në përgjigjjen e prokurorisë.

Ndryshe të premten Prishtina është tronditur nga kjo tragjedi, ku dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B”. Dyshohet se 34 vjeçari ka therë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Komento: