Treni i orës 8 nga Fusha-Kosova drejt Pejës u nis me vonesë prej 15 minutash.
Shkak ishte protesta e punëtorëve hekurudhorë, të cilët kërkuan rritje të pagave.
Nën moton “15 minuta për 15 vjet”, përfaqësues të sindikatave të Infrakosit dhe Trainkos i drejtohen institucioneve me kërkesa për kushte më dinjitoze.