Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë edhe sot grevën përpara Komunës

09:43 | 23 Maj 2025
punetoret-e-“pastrimit”-vazhdojne-edhe-sot-greven-perpara-komunes

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar grevën e nisur dje pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara Komunës.

Qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune dhe furnizim me derivate për mjetet e punës, kanë bërë të ditur punëtorët.

Komento: