Qalaj i PDK-së: Nëse Vetëvendosje vjen prapë me të njëjtën kandidate, s’ndryshojmë qëndrim

11:41 | 25 Maj 2025

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje s’ka ndërruar qasje atëherë as partia e tij s’do të ndërrojë qëndrim.

Ai tha se nuk do të votojnë kandidaten e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

“Nuk marrim pjesë në votim për shkak të një veprimi kundërkushtetues, qasja e qeverisë për imponimin e një votimi të fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Qalaj për hedhjen në votim të një komisioni

Komento: