Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolik në Kosovë për zgjedhjen e Papa Leoni XIV në krye të Vatikanit.
“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal shpreh urimet për të gjithë besimtarët e Kishë Katolike në Kosovë për zgjedhjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV. Zgjedhja e tij në krye të Selisë së Shenjtë është një moment i rëndësishëm për Kishën Katolike dhe për gjithë njerëzimin që aspiron drejt paqes, tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.
I uroj Papa Leoni XIV një papat të bekuar, të mbushur me urtësi e guxim për të udhëhequr me frymën e vëllazërisë dhe dialogut ndërmjet feve, kombeve dhe kulturave.
Qoftë misioni i Tij i shenjtë i ndriçuar e i udhëhequr nga Zoti!”, thuhet në urimin e tij.