Rama: Jemi duke e bërë një robot që do të ndërtojë tulla

13:23 | 09 Maj 2025
rama:-jemi-duke-e-bere-nje-robot-qe-do-te-ndertoje-tulla

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë duke e bërë një robot në Prishtinë që do të ndërtojë tulla, duke përdorur materiale të reciklueshme.

Sipas Ramës, roboti do t’I ndërtonte 600 deri në 1 mijë tulla në ditë

“E kam një befasi për ju. Jemi duke e ba edhe robotin në Prishtinë, që ka me përdorë materiale të reciklume, edhe prej materialeve të reciklume me ndërtu tulla, 600-1000 në ditë”, ka thënë Rama.

Ai nga Venecia ka thumbuar Ministrinë e Kulturës, duke e lidhur me punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, duke thënë se mund të ia ndalin edhe këtë projekt.

“Mos i tregoni IKMM’së dhe Ministrisë së Kulturës se vijnë na e ndalin. Mbane privatësinë”, ka thënë Rama.

Komento: