Rama për kompaninë “Pastrimi”: Me çështje puro-politike e sabotojnë punën, por s’ka më shantazhe

10:09 | 19 Maj 2025
rama-per-kompanine-“pastrimi”:-me-ceshtje-puro-politike-e-sabotojne-punen,-por-s’ka-me-shantazhe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur sot në takim përfaqësuan e sindikatës së punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi” pas gjendjes së rëndë të krijuar në Prishtinë në mes komunës dhe kompanisë.

Përparim Rama me këtë rast tha se po u bëhet shantazh, por se s’do e lejojnë këtë.

 

 

Sipas tij, sabotazhi ka marrë fund dhe s’do të lejohet assesi.

“Kanë dashtë për përfitime të tyne me lënë me gjithë bërllok gjithë kryeqytetin, por ne sot e kurrë s’do e lejojmë. Ne kemi me i mbrojtë të drejtat e juve si punëtorë, s’keni me qenë pa punë. Kontrata janë që kanë qenë të gatshme, e janë të gatshme sot. Kanë qenë në dhjetor, në shkurt e sot që me qenë pjesë kompania Pastrimi e proceseve, e mos me iu cenu as pagesat, as pagat e punëtorëve. Por ja që për çështje puro-politike e sabotojnë punën e me qit keq kryetarin e kryeqytetin”,tha Rama.

 

 

Rama tha se kjo s’do të kalojë dhe se kanë përdorur mekanizma të tjerë sa i përket pastrimit dhe se gjendja tashmë është nën kontroll.

“Kjo normal që nuk kalon, ne kemi mekanizma të tjerë që i kemi shfrytëzu dhe sot e kemi nën kontroll kryeqytetin. Falë iniciativës sonë dhe nuk e cenojmë shëndetin as të familjeve të juaja.E jo me lënë në dorë të një menaxhmenti puro-politik e të paskrupull. Zgjidhje ka, por ata kanë kalkulu ndryshe e ja kanë bërë vetit”.

Komento: