Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po punojnë pa ndalur për të mbledhur mbeturinat në kryeqytet.
Ai ka pohuar se po vazhdojnë me shërbimin derë me derë.
“Po punojmë çdo ditë që qytetarët e Prishtinës të marrin shërbimet jetike me dinjitet dhe pa vonesa. Falënderoj ekipet alternative të Komunës së Prishtinës, që po punojnë pa ndalur 24/7 për të mbledhur mbeturinat dhe për të mbajtur qytetin pastër, në një situatë të jashtëzakonshme, ku mbi 30 kamionë pastrimi mbeten të bllokuar në parkingun e ndërmarrjes Pastrimi”, ka theksuar ai.
Mes tjerash, Rama shtoi se “këto ekipe po bëjnë të pamundurën në kushte tejet të vështira, dhe meritojnë respektin dhe mirënjohjen tonë të plotë”.