Rama poston video duke i larguar mbeturinat: Kryeqyteti është i qytetarëve jo i sabotuesve

21:07 | 14 Maj 2025
rama-poston-video-duke-i-larguar-mbeturinat:-kryeqyteti-eshte-i-qytetareve-jo-i-sabotuesve

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka publikuar një video ku shihet kompania e pastrimit duke i larguar mbeturinat e grumbulluara kryeqytet.

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja Pastrimi ka ndërprerë shërbimin për largimin e tyre për shkak të mos pagesës së borxheve.

Rama shkruan në postimin e tij se “kryeqyteti është i qytetarëve jo i sabotuesve”.

VIDEO

Postimi i plotë:

Sabotazha nuk kalon!

Do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat alternativë që kemi në dispozicion për largimin e mbeturinave!

Kryeqyteti është i qytetarëve jo i sabotuesve!

Komento: