Ramiz Kelmendi: Tregu i hapur i energjisë elektrike godet drejtpërdrejtë qytetarin

09:41 | 10 Maj 2025
ramiz-kelmendi:-tregu-i-hapur-i-energjise-elektrike-godet-drejtperdrejte-qytetarin


Ramiz Kelmendi, Drejtor i Kompanisë “Elkos Group-ETC”, tha për FrontOnline se  çdo ndryshim i çmimit të energjisë elektrike është një kosto për biznesin, por gjithashtu edhe për qytetarët.

“Çdo ndryshim i energjisë elektrike, për biznesin  është kosto por edhe për qytetarin’’, tha Kelmendi.

Ai deklaroi se është iluzion të mendohet se bizneset do të penalizohen nga ky vendim. Sipas Kelmendit, biznesi do ta kalkulonte energjinë elektrike të shpenzuar në produkte dhe shërbime dhe, në fund të fundit, qytetari do të jetë ai që do të paguajë për këtë rritje të kostos.

‘’Iluzion është të mendosh se biznesi do të sanksionohet ,biznesi do e kalkulojë energjinë elektrike të shpenzuar në produkte të shërbimit që e kryen dhe qytetari prapë duhet të paguajë’’, përfundoi ai.

Komento: