Ramiz Lladrovci sinjalizon mundësinë e kandidimit për një mandat të ri në Drenas

15:22 | 11 Maj 2025
ramiz-lladrovci-sinjalizon-mundesine-e-kandidimit-per-nje-mandat-te-ri-ne-drenas


Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, derisa ka folur për FrontOnline ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit për një mandat të ri në zgjedhjet komunale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

“Po, për pak muaj fillon prezantimi i kandidatëve për këshilltarë komunalë dhe për kryetarë komunash, sipas afateve ligjore”, deklaroi Lladrovci.

Ai konfirmoi se mbetet pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe pret vendimin e strukturave drejtuese të partisë për kandidaturën e tij.

“Jam anëtar i PDK-së dhe pres publikimin e vendimit të Kryesisë dhe Kryetarit të partisë për emërimet e kandidatëve për kryetar të komunave”, u shpreh ai për FrontOnline.

Lladrovci nënvizoi gjithashtu se ky proces do të bëhet në përputhje me rregullat e brendshme të partisë dhe në bazë të parimeve të performancës dhe kandidaturave me gjasa reale për fitore.

“Në pajtim me Statutin e partisë, parimin e performancës dhe qëndrueshmërinë e kandidaturave fituese”, shtoi ai.

Komento: