Rashford nxit reagim me postimin e fundit në Instagram

By Ora Info May 22, 2026 1 min read

Sulmuesi Anglez, Marcus Rashford ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të fundit në Instagram, ku ka falënderuar disa figura dhe klube që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira të karrierës së tij.

Sulmuesi anglez shprehu mirënjohje për Unai Emeryn, Hansi Flickun, Thomas Tuchelin, Aston Villën, Barcelonën dhe Kombëtaren e Anglisë për besimin e dhënë ndaj tij, raporton ORAinfo.

“Falënderime të veçanta për Unain, Hansin, Thomasin, Aston Villën, Barcelonën dhe Anglinë që besuan në mua kur gjërat u vështirësuan”, shkroi Rashford në postimin e tij.

Ky mesazh ka nxitur reagime të shumta nga tifozët, duke u interpretuar si një reflektim emocional pas periudhave të vështira që ka kaluar sulmuesi anglez. /ORAinfo/

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.