Rasti “Botanika”, Gjykata thotë se dy të dyshuarave iu caktoi arrest shtëpiak

17:14 | 15 Maj 2025
rasti-“botanika”,-gjykata-thote-se-dy-te-dyshuarave-iu-caktoi-arrest-shtepiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji dy të dyshuarave në rastin “Botanika”.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurave K.A. dhe Q.M.B, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtat kanë kryer veprën penale Përvetësimi në detyrë.”

Sipas Gjykatës “të pandehurat K.A. dhe Q.M.B. obligohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në të cilën jetojnë dhe në asnjë mënyrë pa leje të gjykatës nuk guxojnë të largohen nga shtëpia e tyre, po ashtu detyrohet Policia e Kosovës që të verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj, ta informojnë gjyqtaren e procedures paraprake, në këtë çështje penale. Konform nenit 181 paragrafi 5 të KPPRK-së, gjykata mund ta caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse të pandehurat nuk e respektojnë masën e shqiptuar si në këtë aktvendim”.

Komento: