Remzia ka shtuar peshë, kështu po i rri fustani që ka veshur!

18:56 | 29 Qershor 2022

Këngëtarja kosovare, Remzie Osmani vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në show-bizzin shqiptar.

Që kur u paraqit në skenë, ajo spikati me zërin e saj të veçantë, duke fituar kështu një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo.

Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, Remzia edhe sot është shumë e angazhuar nëpër koncerte dhe është pjesë e shumë dasmave dhe ahengjeve familjare.

Duke qenë se vazhdimisht është në skenë, ajo detyrimisht duhet të kujdeset për dukjen e saj.

Mirëpo së fundmi këngëtarja nga Mushtishti duket se ka shtuar goxha peshë.

E veshur me fustan të gjatë, vërehet se këngëtarja i ka shtuar disa kilogramë. /ORAinfo/

Komento: