Këngëtarja kosovare, Remzie Osmani vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në shoë-bizzin shqiptar.
Që kur u paraqit në skenë, ajo spikati me zërin e saj të veçantë, duke fituar kështu një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo.
Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, Remzia edhe sot është shumë e angazhuar nëpër koncerte dhe është pjesë e shumë dasmave dhe ahengjeve familjare.
Duke qenë se vazhdimisht është në skenë, ajo detyrimisht duhet të kujdeset për dukjen e saj.
Rema se fundmi ka publikuar një imazh me prindërit e saj.
Duke ecur bjeshkëve të Mushtishtit në ajër të pastër, Remzia shfaqet në disponim të mirë në shoqëri të prindërve të saj. /ORAinfo/