Rënia për 24 vende në lirinë e medias, Ambasada e Gjermanisë e nënvizon: Edhe më poshtë se Serbia

11:25 | 02 Maj 2025
renia-per-24-vende-ne-lirine-e-medias,-ambasada-e-gjermanise-e-nenvizon:-edhe-me-poshte-se-serbia

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij për indeksin e lirisë së mediave, raport në të cilin Kosova ka shënuar një prej rënieve më të mëdha.

Ambasada Gjermane thotë se Kosova ka rënë për 24 pozita, duke u renditur në fund sa i përket rajonit, madje edhe më keq se Serbia.

“Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.

Komento: