Arbër Rexhaj i betuar si deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, nuk do ulet në tryezë për të diskutuar propozimin e Lumir Abdixhikut për qeveri tranzicioni.
Kjo anise shfaqi ankesa për mënyrën e përgjigjes së LDK-së, qoftë edhe për refuzum, e cila ua tha vetëm përmes një letre
”Është dashtë të ulemi në tavolinë”.
”Mosulja e Abdixhikut qoftë për t’i thënë jo, qoftë për të gjetë mundësi të tjera në tavolinë, ose kur ke dallime apo për të propozuar gjëra të tjera, mund të ulesh në tavolinë edhe për ta propozuar në tavolinë një datë të zgjedhjeve – kanë frikë nga zgjedhjet në anën tjetër, dhe propozojnë gjëra të tjera”.
VV u pyet a do të uleni në tavolinë për ta diskutuar qeverinë e tranzicionit, dhe Rexhaj pasoi me komentin:
”Jo. Nuk kemi çka ulemi, ky është devijim i popullit”.