Roberti në ‘kulmin’ e dashurisë, fotografohet me Lauretën në Ulqin

14:46 | 10 Gusht 2022

Një ditë pasi publikuan video nga pushimet në Meksikë, Roberti dhe Laureta fotografohen në Ulqin.

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Robert Berisha, është duke e shijuar në maksimum lidhjen e tij me bukuroshen Laureta Maqedonci.

Dyshja kanë kaluar disa pushime së bashku në lokacione të ndryshme, ku një ditë më parë i njoftuan fansat se ndodhen në Tulum të Meksikës.

Ishte Berisha ai i cili publikoi një video të dyshes, ku ata shiheshin duke kaluar momente të mira së bashku.

Vetëm një ditë më pas, Telegrafi ka fotografuar çiftin e estradës, duke kaluar pushime së bashku në Ulqin.

Ata janë parë në lokacionin e ashtuquajtur ‘Plazhi i Madh’ në qytetin shqiptar, ku mund të shihen duke u endur në plazh së bashku, të harmonizuar dhe me shumë kimi mes njëri-tjetrit.

Çifti e bën publike lidhjen e tyre këtë vit dhe tashmë janë jo të rralla rastet kur publikojnë fotografi dhe video të përbashkëta në rrjetet sociale.

Komento: