Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

11:14 | 16 Maj 2025
rutte:-dialogu-kosove-serbi,-pashmangshem-do-te-diskutohet-ne-samitin-e-tiranes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.

Ai tha se KFOR-i është në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnjë e Hercegovinë për të ofruar siguri dhe se për këtë çështje ka folur edhe dje në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Antalia të Turqisë, raporton Klankosova.

Rutte e ritheksoi edhe bisedën shumë të rëndësishme, që sipas tij, e ka pasur me presidentin serb Vuçiq.

Kujtojmë se ditën e sotme në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Evropës.

Komento: