Ryva Kajtazi, është njëra nga artistet më të dashura për publikun.
Karrierën e saj ajo e nisi si aktore, mirëpo kohëve të fundit i është përkushtuar profesionit të dytë, si këngëtare, shkruan ORAinfo.
Tani, që ka filluar sezoni veror, ajo është shumë e angazhuar nëpër mbrëmje dhe dasma të ndryshme.
E ditën Ryva e shfrytëzon të dalë me shoqet e saj. Madje, ajo ka postuar një foto ku shihet duke shijuar kafen krah një shoqe.
Veshja e saj komplet e bardhë merr gjithë vëmendjen./ORAinfo/