Sadiku: Asociacioni mund të dërgohet në Kushtetuese pas zgjedhjeve lokale, nëse krijohet një koalicion i ri

09:41 | 23 Maj 2025
sadiku:-asociacioni-mund-te-dergohet-ne-kushtetuese-pas-zgjedhjeve-lokale,-nese-krijohet-nje-koalicion-i-ri


Analisti politik Arbnor Sadiku për FrontOnline ka komentuar kërkesën e ambasadorëve gjerman dhe francez në Prishtinë që Kosova ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, duke e lidhur këtë çështje me dinamikën e brendshme politike në vend.

Sipas Sadikut, ky hap mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve lokale, nëse krijohet një koalicion i ri qeverisës.

“Kjo mundet me ndodhë pas zgjedhjeve lokale nëse ndodhë një koalicion’’ tha ai për FrontOnline.

Ai theksoi se aktualisht, kjo çështje është një nga pengesat kryesore për formimin e Qeverisë së re.

‘’E kundërta është problem pasi që po shihet se edhe kjo është njëra nga arsyet pse nuk po bëhet qeveria, sepse po e dijnë se si ta bëjnë Qeverinë do ta marrin asociacionin për sipër,” deklaroi Sadiku.

Komento: