Janë rritur dyshimet për kalimin e Gonzalo Higuainit në Chlesa.
Kjo pas deklaratës së trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, i cili ka pranuar se kanë nevojë për një sulmues tjetër.
Sulmuesi argjentinas është në huazim të Milani nga Juventusi, me një mundësi për të blerë për 36 milionë euro në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.
Pipita ka luftuar për ta treguar vetën në San Siro, ndonëse ka pasur spekulime se ai mund të bashkohet me njeriun që solli më të mirën prej tij në Napoli.
“Klubi e njeh mendimin tim”, tha Sarri pas barazimit 0-0 të mbrëmshëm me Southampton.
“Mendoj se kemi nevojë për diçka tjetër për tiparet tona. Kjo varet nga bordi, jo nga unë”, ka shtuar Sarri.
“Unë duhet të mendoj për përgjegjësinë time me trajnim. Duhet të përpiqem të përmirësoj lojtarët e mi në fazën sulmuese”.
“Ne duhet të përpiqemi të zgjidhim problemin. Ne kemi qenë në kontroll të çdo ndeshje kohët e fundit, por nuk ishte e lehtë të shënonim golin e parë”, ka thënë Sarri. /ORAinfo/