Nesër do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendi.
Dje për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë dështoi konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deputetët e partive opozitare s’e mbështetën formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin, të cilin e propozoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Me këtë formë të votimit erdhi pas dështimit radhazi të kandidates së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për t’u bërë kryeparlamentare.
Në deklarimet pas seancës së djeshme, përfaqësuesit e partive politike nuk dhanë shenja se do të lëvizin nga qëndrimet e tyre