Shala: Kosova po humb mbi 1.2 miliardë euro për shkak të moskonstituimit të Kuvendit

08:27 | 20 Maj 2025
shala:-kosova-po-humb-mbi-1.2-miliarde-euro-per-shkak-te-moskonstituimit-te-kuvendit


Shala: Kosova po humb mbi 1.2 miliardë euro për shkak të moskonstituimit të Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike që po i kanosen vendit për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit dhe mungesës së formimit të qeverisë së re.

Vonesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës do të reflektojë shumë në ekonomi, si rezultat i mungesës së fondeve ndërkombëtare,” deklaroi Shala.

Sipas tij, vetëm nga mandati i kaluar i Qeverisë janë 300 milionë euro të bllokuara për shkak të sanksioneve, ndërkohë që është pezulluar edhe thithja e fondeve evropiane në vlerë prej 800 deri në 900 milionë euro, të cilat ishin paraparë të investoheshin në infrastrukturë dhe mjedis.

300 milionë euro janë nga mandati i kaluar i Qeverisë të bllokuara për shkak të sanksioneve dhe pjesa tjetër thithja e fondeve evropiane që janë rreth 800-900 milion euro mjete që do të duhej të i alokonomin drejt infrastrurës dhe mjedisit. Në total ne kemi 1 miliard e 200 milion euro, mjete të cilat po të konstituohej Kuvendi dhe të bëhej qeveria, do të mund t’i merrnim në të mirë të vendit,” theksoi Shala për FrontOnline.

Ai shtoi se përveç ndikimit në projekte zhvillimore, këto fonde do të kishin reflektuar pozitivisht edhe në stabilizimin ekonomik të vendit dhe në lehtësimin e krizës inflacionare.

Kjo do të reflektonte në zbutje të ekonomisë dhe ta stabilizonte pak a shumë inflacionin,” tha më tej deputeti i PDK-së.

 

Komento: