Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mbajtur konferencë për media.
Ajo para gazetarëve tha se Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të formohen sa më shpejt, për të rritur stabilitetin e vendit
“Ftoj spektrin politik që të punojnë së bashku”, tha ajo tutje.
Kjo është vizita e parë e Kallasit në Kosovë, dhe me ardhjen e saj, ajo dha lajmin e mirë se BE ka nisur heqjen graduale të masave ndaj vendit tonë.